Edhe në dimër pa ujë, Cena: Faji është i firmës ndërtuese

Uji i pijshem nuk mungon vetem ne stinen e veres por edhe ne dimer, por per me teper qyteti qe vazhdon te shenoje kete problem vazhdon te ngelet Kukesi, ku tashme durimi i banoreve ka humbur dhe çeshtja e ndertimit te ujesjellesit eshte kthyer ne nje telenovele te mirfillte. Prej nje muaji qindra familje ne Kukes nuk furnizohen me uje te pijshem dhe banoret shprehen se kjo eshte nje situate e patolerueshme.Në këtë situate, Beglie Cena, kryeinxhiniere prane ndermerjes se Ujësjellës Kanalizimeve shprehet se fajin e ka kompania që ka ndërtuar rrjetin e ujësjellësit të ri, pasi ka lënë pa përfshirë në projekt familjet e këtyre pallateve, të cilat furnizoheshin me ujë, përmes linjës së vjetër.Ndertimi i Ujesjellesit te ri me nje vlere prej 3.5 milione euro u quajt i perfunduar nga firma qe beri punimet, por kryetari i Bashkise Kukes, Hasan Halilaj, nuk pranoi ta merrte ne dorezim kete investim, madje ai shkoi edhe me tej, se mbi menyren e punimeve duhet nderhyrja e Prokurorise pasi ato nuk jane ne standartet e duhura dhe mbi to eshte abuzuar.