Durrës,zbulohen mjete motorike kontrabandë në një trajler me pemë dekorative

Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, në kuadrin e veprimtarisë së tyre antitrafik, gjatë kontrollit të kryer me datë 15.12.2013 në Portin e Durrësit të mjetit tip trajler me targë AA 519 BY/AA R 261 me drejtues shtetasin Tom Mëhillaj, zbuluan mjete motorike kontrabandë të fshehura në një ngarkesë me peme dekorative. Trajleri i përket firmës “Gjani Trans” me NIPT L36309005F dhe është në pronësi të shtetasit Nikol Gjoni.Në përfundim të kontrollit rezultoi se në ngarkesën me pemë dekorative ishin fshehur një mjet motorrik bujqësor, një traktor me goma, një frezë përpunim toke, një motorcikletë, një makinë për prerje bari, një multikultivator, pllaka shtrimi si dhe një oxhak dekorativ.Personat e sipërcituar u ndaluan, ndërsa dosja për veprën penale të kontrabandës i është relatuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.