Orë vendimtare për statusin, Erjavec:Optimist për përgjigje pozitive për Shqipërinë

Pak orë para vendimit përfundimtar të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, nga Brukseli vijnë mesazhe pozitive.Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, e konsideron të martën, një ditë të mirë për Shqipërinë dhe Serbinë.“Unë jam shumë optimist për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe për vendosjen e datës për hapjen e negociatave për Serbinë”ka deklaruar kryediplomati slloven ditën e hënë në Bruksel.Deklarata e Karl Erjavec ka gjetur pasqyrim në mediat sllovene, duke përcjellë kështu lajme të mira për Shqipërinë.Ndërkaq zëvëndëskryeministrja kroate, Vesna Pusnic ka deklaruar se Kroacia e mbështet një përgjigje pozitive për Shqipërinë, pasi ky do të ishte një sinjal i mirë për vijimin e reformave jo vetëm për Tiranën por edhe për gjithë rajonin. Ajo deklaroi se çështja e zgjerimit të BE, ka një rëndësi të veçantë.Pusnic deklaroi për mediat se Kroacia dhe 7 vende të tjera të Bashkimit Europian kanë iniciuar një letër në mbështetje të favorizizimit të dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë, pavarsisht skeptizizmit që ende ekziston te disa vende.Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar të hënën pasdite në mënyrë informale draftin që do të bëhet publik të martën për Shqipërinë, por edhe vende të tjera të rajonit. Holanda e ka deklaruar votën e saj kundër, ndërsa Gjermani, Franca, Danimarka dhe Britania e Madhe janë ende në dilemën e votës që do të japin.