Sherr me thika mes të rinjsh, plagoset 23-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2013, 19:55
Një i ri është plagosur me thikë në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, ku shtetasi P.Kokona, 23 vjeç është qëlluar me thikë.I riu është dërguar në Spitalin Ushtarak ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në kërkim të kapjes së tij.Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjsh.