Paketa fiskale & buxheti 2014, PD katër ditë diskutime të hapura me biznesin
Ndërsa mazhoranca miratoi sot në Kuvend kalendarin e shqyrtimit në komisionet e përhershme dhe në seancë plenare të projektbuxhetit të vitit 2014 dhe të projektligjeve financiare të lidhura me të, PD sikurse paralajmëroi edhe kryetari i saj Basha në mbledhjen e grupit, nis nga nesër diskutimet me biznesin.Takimet do te mbahen per 4 dite me rradhe, ora 12:00 në Tirana International Hotel.“Ku po shkon ekonomia shqiptare? Ndikimi i paketës fiskale & projekt buxhetit 2014 në ekonominë e vendit dhe jetën e shqiptarëve. Partia Demokratike është e shqetësuar për impaktin që do të sjellë në ekonominë e vendit paketa e re fiskale dhe buxheti i vitit 2014. Duke e konsideruar biznesin si gjeneratorin e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, Partia Demokratike është e gatshme të jete zëri i biznesit në Parlament dhe komisionet parlamentare. Ne dëshirojmë të diskutojmë me bizneset të gjitha mendimet, sugjerimet e tyre në tryezën e rrumbullakët dëgjimore-konsultative, që do të organizohet ditën e martë dt. 17 Dhjetor 2013, ora 12:00 në Tirana International Hotel. Takimet do te mbahen per 4 dite me rradhe, ne sallen Blue Room. Çdo dite ne oren 12.00, ndersa te enjten ne 11.30” thuhet në njoftimin për media të PD.Sipas kalendarit të miratuar sot në Kuvend, projektligjeve financiare iu janë lënë nga dy ditë diskutimi në komisione parlamentare dhe po aq në seancë, respektivisht në parim dhe nen për nen. Vetëm tre ditë përpara ndërrimit të viteve është fiksuar dhe seanca e miratimit në tërësi të buxhetit të vitit 2014 dhe paketës së re fiksale. Opozita kundërshtoi duke propozuar përmes amendamenteve shtyrjen e diskutimeve dhe miratimit të tyre në janar, të cilat nuk u pranuan nga mazhoranca.