Me PD-në kundër taksave të larta, biznesi vendas ankohet te Basha: Do falimentojmë

Partia Demokratike nisi diskutimet me biznesin sa i përket projektbuxhetit të vitit 2014.Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se projektbuxheti i vitit 2014 përveç se është sjellë në Parlament me vonesë dhe në shkelje të ligjit bëhet në mungesë totale transparence, duke shmangur konsultimet me grupet e interesit.Basha ka theksuar se vendi dhe ekonomia po shkojnë drejt greminës, ndërkohë që na ana tjetër ka mungesë gatishmërie për të dëgjuar, qoftë edhe  Bankën Botërore e cila sipas tij tha se sfida e kësaj qeverisje është të vazhdojë ta mbajë vendin larg krizës. “Ajo pohoi kështu se suksesi i taksës së sheshtë dhe politikave të tjera u përkthye në mos rënie në recesion, pra pati rritje ekonomike”tha ai.Kreu i PD-së i ka bërë thirrje qeverisë dhe deputetëve të dëgjojnë bashkëqytetarët, përfaqësuesit e biznesit, të dhomave të tregtisë dhe të përcjellin shqetesimet qe dalin. “Gjej rastin t`i bëj thirrje edhe kolegëve të mazhorancës t`i bashkangjiten këto konsultimeve. Nuk ka asnjë arsye që mungesa e paligjshme dhe shkelja e afateve për të prezantuar projektbuxhetin ta shtyj edhe Kuvendin e Shqipërisë në kushtet e paligjshmërisë. Nuk bëhet fjalë për një vendim që mund të monopolizohet në fshehtësi nga askush, por bëhet fjalë për atë që nesër do të jetë përcaktuese për kuletën, xhepat, stomakun e shëndetin e çdo shqiptari” tha Basha. TakimetTakimet që do të mbahen për 4 ditë me radhë zhvillohen një ditë pasi Kuvendi miratoi kalendarin e shqyrtimit në komisionet e përhershme dhe në seancë plenare të projektbuxhetit të vitit 2014 dhe të projektligjeve financiare të lidhura me të.“Ku po shkon ekonomia shqiptare? Ndikimi i paketës fiskale & projekt buxhetit 2014 në ekonominë e vendit dhe jetën e shqiptarëve. Partia Demokratike është e shqetësuar për impaktin që do të sjellë në ekonominë e vendit paketa e re fiskale dhe buxheti i vitit 2014. Duke e konsideruar biznesin si gjeneratorin e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve, Partia Demokratike është e gatshme të jete zëri i biznesit në Parlament dhe komisionet parlamentare. Ne dëshirojmë të diskutojmë me bizneset të gjitha mendimet, sugjerimet e tyre në tryezën e rrumbullakët dëgjimore-konsultative, që do të organizohet ditën e martë dt. 17 Dhjetor 2013, ora 12:00 në Tirana International Hotel. Takimet do te mbahen per 4 dite me rradhe, ne sallen Blue Room. Çdo ditë në orën 12.00, ndërsa të enjten në 11.30” thuhet në njoftimin e PD-së.Sipas kalendarit të miratuar në Kuvend, projektligjeve financiare iu janë lënë nga dy ditë diskutimi në komisione parlamentare dhe po aq në seancë, respektivisht në parim dhe nen për nen.Vetëm tre ditë përpara ndërrimit të viteve është fiksuar dhe seanca e miratimit në tërësi të buxhetit të vitit 2014 dhe paketës së re fiksale. Opozita kundërshtoi duke propozuar përmes amendamenteve shtyrjen e diskutimeve dhe miratimit të tyre në janar, të cilat nuk u pranuan nga mazhoranca.