Meridiana ofertë për festat e fundvitit, 53 euro bileta nga Italia në Shqipëri

Kompania ajrore Merdiana me rastin e festave të fundivitit do të ofrojnë dy destinacione nga Shqipëria në Itali me një çmim të arsyeshëm. Grupi italian Meridina bën të ditur se fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit në Malpensa Milano dhe Verona do të jenë 2 destiacionet e para deri në janar të 2014 dhe më pas kjo kompani do të punojë për zgjerimin e destinacioneve të tjera.Kostoja e një bilete nga Italia në Shqipëri do të kushtojnë vetëm 53 euro. Përgjegjësi, Andrea Andorno, thotë se Meridiana ka një eksperiencë 50-vjeçare dhe kjo përkthehet në cilësi dhe besim për të gjithë klientët.Përgjegjësi i shitjeve, Giovanni Matasa, thotë se karta e klientëve, një nga shërbimet e reja, do të sjellë një sërë ofertash për klientët.Kompania ajrore Meridiana ka tentuar 4 vjet më parë për të hyrë në tregun shqipar. Pas një studimi të bërë dhe njohja me ligjin, përgjegjësit e kësaj kompanie do të punojnë fuqimisht në Shqipëri me destinacionet e tyre që nga viti në vit shtohen në të gjithë Europën dhe botë.