“Shtyhet” statusi për Shqipërinë, Holanda gjen mbështetjen e Danimarkës për ta bllokuar
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për t`i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Diskutimet pritet të zgjasin deri në orën 21 :00 e më pas do të mësohet edhe për vendimin që është marrë për Shqipërinë. Por përpara mbledhjes qëndrimet për atë që pritet të ndodhë kanë qënë si positive ashtu edhe negative. Megjithëse është folur për një bllokim të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga Hollanda, ministri i jashtëm Frans Timmermans tha se ende nuk është marrë një vendim.“Do të shohim atë që do të thonë dhe kolegët tanë dhe do të japim kontributin dhe mbështetjen më të madhe për afrimin me Bashkimin Europian. Por fillimisht të shohim atë që do të diskutohet. Ende nuk kemi vendosur asgjë për Shqipërinë. Do të bisedojmë me kolegët tanë për të parë se cilat janë qëndrimet e vendeve të tyre” ka theksuar Frans Timmermans.Në një qëndrim me Hollanden duket se është edhe Danimarka. Ministri për Çështjet Europiane i Danimarkës Nick Haekkerup deklaron “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”.“Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë progrese, por ne kemi nevojë të shohim rezultate konkrete në një periudhë më të gjatë kohore, para se të vendosim për statusin e kandidatit …Ne i afrohemi qëndrimit të Hollandës” ka thënë Nick Haekkerup.Por vende si Suedia, Sllovenia, Finlanda, Luksemburgu kanë shprehur mbështetje për Shqipërinë.“Shpresoj se mund te marrim nje vendim pozitiv per shqiperine. nuk jam i sigurte per kete pasi ka disa vende qe kane ende rezerva.statusi kandidat e pershkruan vete ate qe permban, dhe jemi dakord se Shqiperia ka bere progrese dhe disa gjera i ka bere me mire se c'pritej. zgjedhjte, qeveria e re dhe mendoj se eshte e rendesishme qe nje progres i tille te shperblehet. por Shqiperia ka ende shume rruge per te bere” ka deklaruar Karl Bildt.“Ne do e mbeshtesim kandidaturën e Shqipërisë, pasi vendi ka bërë progres ndërkohë që do të mbështesim dhe fillimin e negociatave për Serbinë” ka theksuar Karl Erjavec.“Mbështesim Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat” Alexander Stubb.“Mbështesim Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe shpresojmë të gjendet një zgjidhje deri në fund të javës kur mbyllet mbledhja e Këshillit” Jean Asselborn.Vendimi që do të merret sot nga ministrat e jashtëm pritet të konfirmohet në 19 dhe 20 dhjetor nga shefat e qeverive dhe të shteteve të Bashkimit Europian.