Morën peng për drogën, Prokuroria kërkon 150 vjet burg për 7 lazaratasit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënime të ashpra në mungesë për 7 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të cilët në 2012 akuzohen se kanë rrëmbyer dhe marrë peng 2 vëllezërit Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti dhe Ergys Goxhaj.Në seancën e sotme gjyqësore prokuroria ka kërkuar dënimin në mungesë përkatësisht:22 vjet burg për Kasëm Buzheri22 vjet burg për Bledar Muho22 vjet burg për Alfons Buzherin20 vjet burg për Aleksandër Kalemin22 vjet burg për Arbër Meçin21 vjet burg për Bako Buzherin21 vjet burg për Vullnet Buci.Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2012 në Gjirokastër e Lazarat, ku të dyshuarit kanë rrëmbyer dhe marrë peng 2 vëllezërit Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti. Nga hetimet mësohet se 7 të akuzuarit dyshonin se vëllezërit Shele nga Përmeti u kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme droge.Të pandehurit i kanë çuar të dëmtuarit në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat duke ushtruar ndaj tyre dhunë ç’njerëzore. Më pas, të pandehurit kanë lënë të lirë Ergest Shele, i cili ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastër-Përmet dhe rrugës është shoqëruar nga policia, ku ka kallëzuar.