Taksa progresive, Ahmetaj: Shtresa e mesme çlirohet nga taksimi

Ministri Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj duke folur në gjuhen e shifrave tha se taska progresive është një lajm i mirë për 97% të shqiptarëve. Ai tha se duke filluar nga 1 janari shtresa e mesme do çlirohet nga taksimi, duke fituar pagën e 13.“Këtë fundjavë Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin 2014, një projektbuxhet historik për vendin, qytetarët, për ekonominë e Shqipërisë. Pavarësisht nga gjendja tejet kritike që ne gjetëm në financat shqiptare, pavarësisht nga gjendja tejet kritike që ne gjetëm në marrëdhënien shtet-individ, qeveria në këtë buxhet ka mundësuar që të ulë ngarkesën fiskale, ngarkesën e taksave për 97% të punësuarve, ky është nja lajm i mirë, ky është angazhimi që ne kemi pasur në kohë përpara qytetarëve shqiptarë, përpara shtresës së mesme, sot e bëjmë të mundur. Dua t’ju jap detaje për taksën progresive, për ta shpëndarë si lajm të mirë dhe për qetësuar edhe atë pjesë të vogël të punësuarve që do të detyrohen të paguajnë më shumë. Ne sjellim parimin kush fiton më pak do paguajë më pak dhe kush fiton më shumë do paguajë më shumë.Që nga data 1 janar 97% e të punësuarve do paguajnë më pak. Do ju jap një shifër që tregon thelbin e masës sonë progresive, si qeveria po e liron shtresën e mesme nga ngarkesa e taskave që qeveria e kaluar i ngarkoi përmes taksës së sheshtë. Taksa e progresive është bekim për shtresën e mesme dhe shtresën në nevojë. Lirohen nga ngarkesa fiskale e 10% 338 872 të punësuar, para që do shkojnë në familjet e tyre për konsum, janë 15 milion dollarë që përfitojnë nga kjo masë.Do t’ju tregoj tabelën e re të ngarkesës fiskale. Pagat e ulëta me taksën e sheshtë, pra një pagë prej 30700 lekësh paguante me taksën e sheshtë 3704 lekë, ngarkesa fiskale ka qenë 10% e drejtëpërdrejtë, me taksën progresive do paguajë vetëm 95 lekë. Kjo shtresë kursen një rrogë, paga e 13. Ne i kthejmë kësaj shtrese pagën e 13. Një fakt i rëndësishëm është dhe shresa deri në 30 000 lekë, të cilët përbëjnë gati 57% të punësuarve dhe do paguajnë 0% taksë.Vazhdojmë me nivelet e rëndësishme, një infermier i lartë, me taksën e sheshtë paguante 10% dhe taksa ishte 4282 lekë, sot paguan vetëm 1666 lekë. Kursimi për infermierin e lartë shkon 31387, gati një rrogë e plotë. Marrim një mësues të shkollës së mesme që paguante me taksën e sheshtë 5878 lekë, me taksën progresive paguan vetëm 3871 lekë.Të gjitha pagat mbi 130 000 lekë fillojnë dhe gradualisht paguajën më shumë taksa ashtu si kemi pasur premtimin kush fiton më pak paguan më pak. Ky është lajm i mirë për gjithë shqiptarët, të gjithë të punësuarit” tha Ahmetaj.Në përfundim Ministri tha se taksa progresive shkarkon nga ngarkesa e padrejtë 97% të shqiptarëve. Përmes këtij projekbuxheti, theksoi Ahmetaj, qeveria bën të mundur mbajtjen e premtimeve që ka bërë para shqiptarëve.