Aksidenti i Olldashit, prokuroria heton zhdukjen e portofolit
Kur ka kaluar gati një muaj nga vdekja e Sokol Olldashit në aksidentin tragjik të Qafë-Krrabës, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet kryesisht për vjedhjen e portofolit të ish-deputetit.Burime nga akuza e kryeqytetit bëjnë me dije se është regjistruar një proçedim penal pas kërkesës së familjarëve për mosgjetjen e portofolit te të afërmit të tyre. Ndërsa fakti që portofoli është parë natën e aksidentit në vendngjarje përforcohet edhe nga një punonjës policie, i cili ka deklaruar se ka parë portofolin në makinën Olldashit.Por nga të gjitha sendet personale të gjetura në automjet nga grupi hetimor, portofoli ishte ai që nuk gjendej dhe gjithë kjo histori mbetet një mister, i cili shpresohet të zbulohet nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës.Ndërsa detaje të tjera kanë dalë nga raporti mjekoligjor i aksidentit tragjik,ku bëhet e ditur se në automjet janë gjetur vetëm gjurmë gjaku të, Sokol Olldashit,pasi është bërë krahasimi në laboratoret e mjekesisë-ligjore.Nga kontrollet e kryera në automjet është vërtetuar së në të nuk është gjetur asnjë provë që mund të vërtetojë se me Olldashin atë natë udhëtonte një tjetër person. Nuk janë konnsatuar fije flokësh apo prova të tjera që të çojnë grupin hetimor në përfundimin se në makinë kishte më shumë se një person.Sokol Olldashi humbi jetën natën e 20 nëntorit në Qafë-Krrabë në kohën kur po kthehej nga Elbasani. Ndërkohë që ekspertimi autoteknik i mjetit dhe kushtet e rrugës, çuan në përfundimin se ish-deputeti 41-vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e pakujdesisë, shtuar këtu dhe një sërë faktorësh të tjerë si sinjalistika rrugore dhe kushtet e këqija atmosferike.EkspertizaNdërkohë në ekspertizën e publikuar disa ditë më parë thuhet se vdekja e Olldashit ka ardhur si pasojë e shokut traumato-hemoragjik që është karekteristikë për aksidente kaq të rënda, ku viktima ka gjakderdhje të madhe, çka i sjell edhe humbjen e jetës.Në raportin e përgatitur nga specialistët e mjekësisë -ligjore shihet që në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur lëndë të dyta. Kjo konfirmon që ish-deputeti nuk ka qënë nën efektin e alkoolit apo të ndonjë lënde tjetër.Një gjë e rëndësishme që shkruhet në ekspertim është edhe se nga ku e ka marrë goditjen fatale Olldashi. Sipas mjeksisë ligjore goditja me kollonën e makinës, pjesa metalike që ndan kabinën e drejtuesit të mjetit me derën e tij.Ndërkohë gati tre ditë pas vdekjes së Sokol Olldashit u zbardh edhe raporti i ekspertëve për gjendjen teknike të makinës dhe kushtet e rrugës. Në këtë ekspertim thuhet që pakujdesia i mori jetën deputetit, shtuar këtu mungesën e sinjalistikës, mosvënien e rripit të sigurimit, errësira, moti me shi, fushëpamja e kufizuar dhe mosvënia e barrierave të sigurisë në rrugë.Të gjitha këto bënë që makina e Olldashit të bjerë në pjerrësi prej 10 metrash nga rruga kryesore dhe rrotullimi i mjetit të sjellë edhe humbjen tragjike e të parakohshme të 41-vjeçarit.