Administrata pa shpërblim për festat, Berisha: Pashpirtësi e qeverisë Rama-Meta
Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka cilësuar nje pashpirtesi te qeverise Rama-Meta, lënien e administratës publike pa shpërblim për festat e fundvitit. Në rrjetin social facebook, Berisha shprehet se kjo gjë ndodh pasi fondin e parashikuar me ligj per shperblimin e fundvitit te administrates ia deleguan personave me aftesi te kufizuar, pasi fondet për këta të fundit i shpërdoruan për shpenzime luksi.“Administrata pa shperblim per festat e fundvitit, nje pashpirtesi e vertete e qeverise Rama - Meta.Te dashur miq, kete vit administrata e Shqiperise do te jete e vetmja ne Europe dhe ndofta ne bote qe nuk do marre shperblimin e fundvitit. Kjo sepse qeveria Rama-Meta ne nje akt pashpirtesie, fondin e parashikuar me ligj per shperblimin e fundvitit te administrates do ta marrin per te paguar personat me aftesi te kufizuar mbasi fondet per keta te fundit jane shperdoruar nga qeveria per zyra, paisje, orgjira, udhetime, etj”shkruan Berisha.Sipas ish-kryeministrit, heqja e shperblimit te fundvitit, qe iu takon me ligj punonjesve te administrates, nga qeveritaret qe kane porositur pushimet e tyre ne hotelet me luksoze te botes eshte kartolina e vitit te ri qe dyshja Rama-Meta u dergon punonjeseve me paga te ulta dhe te mesme te administrates publike.