Dosja “Imami” kalon në prokurorinë e Tiranës, do hetohet nga Task-Forca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2013, 15:32
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për dosjen “Imami” dhe 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, te denoncuar nga Ministrja Mimi Kodheli për abuzime në shumë prej 1.2 milionë dollarësh.Task Forca e Prokurorisë së Tiranës do të kryejë hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes dhe nëse gjatë hetimit vërtetohen akuzat, atëherë dosja "Imami" do të kalojë në Prokurorinë e Përgjithshme.Kjo e fundit do t'i kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit si deputet dhe miratimin e hetimit për Arben Imamin.Ndërkaq, zyrtaret e tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes do të hetohen nga ana e Prokurorisë së Tiranës.