Kontrabanda e naftës në Durrës, gjykata arrest me burg për 8 të akuzuarit
Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 8 të arrestuarit në lidhje me kontrabandën e naftës në Durrës. Në senacën e sotme gjyqësore gjykata ka dhënë masën e sigurisë me 30 ditë burg për Zyhra Vokshin dhe “arrest me burg” për 7 të arrestuarit e tjerë.8 të akuzuarit u arrestuan të shtunën, në sajë të operacionit policor të koduar “Dallga”, ndërsa sekuestroi 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra nafte dhe 110 arka me vere.Në pranga e policisë ranë Zyhra Vokshi, 60 vjeçe, banuese ne Durres, me arsim te larte, e punesuar ne biznes privat.Ahmet Masha, 30 vjeç, banues ne Durres.Ardian Cani, 38 vjeç, banues ne Durres, i denuar me pare per veprat penale “Kontrabandes me mallra qe paguhet akcizë”.Emiljano Kuçi, 32 vjeç, banues ne Durres.Eugen Hysa, 37 vjeç.Irgen Balla, 33 vjeç, arsimi i larte, profesioni Inxhinier, banues në Durrës.Arber Çerkini, 26 vjeç, banues ne Durrës.Altin Imeraj, 20 vjeç, banues ne Durres.Ndërsa u shpallën në kërkimFundim Masha, 29 vjeç, banues ne Durres.Kujtim Brahimi, 50 vjeç, banues ne Durres.Operacioni eshte realizuar nga Policia e Durresit ne bashkepunim me Prokurorine e Durresit dhe Forcen e Posaçme Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nga nje hetim dymujor i Sektorit Kunder Krimit Ekonomik ne Durres ka rezultuar se te arrestuarit dhe personat ne kerkim, ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe ne vijimesi kane organizuar dhe realizuar kontrabandimin e sasive te konsiderueshme te naftes dhe pijeve alkoolike.Vetem gjate periudhes se hetimit eshte provuar se jane kontrabanduar rreth 80.000 litra nafte. Ne baze te hetimeve rezulton se nafta sigurohej ne portet e Malit te Zi nga peshkarexhat "Rovan“, "Iliria" dhe "Ernaldo" mbushnin ne kapacitet maksimal depozitat e tyre, 20.000 litra nafte secila dhe pasi ankoroheshin ne portin e Durresit nxirrnin permes automjeteve te ndryshme te sajuara me cisterna dhe depozita brenda tyre sasi te ndryshme te karburantit, me qellim shmangjen e detyrimit doganor.Me pas karburanti dergohej ne disa pika te vogla shitjeje te karburantit ne Shijak dhe Durres, te cilat gjithashtu u goditen nga policia gjate ketij operacioni. Te arrestuarit jane pronaret e 3 peshkarexhave, transportuesit dhe shperndaresit e tyre ne treg. Nderkohe, paralelisht me naften, shtetasja 60-vjecare realizonte edhe kontrabandimin e pijeve alkoolike, kryesisht vere te cilen e shiste ne dyqanet e saj ne qendrat tregetare TEG dhe QTU. Hetimet e metejshme per vepren penale te ”Kondrabandes me mallra qe paguhet akcize” do te kryhen nga organi i akuzes lokale, ndersa po punohet per evidentimin e autoriteteve te ndryshme shteterore te perfshira ne realizimin e kesaj kontrabande.