Abuzimet me faturat, 8 punonjës të CEZ në “arrest me burg”, 6 “arrest shtepie”

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e kryeqytetit ka urdhëruar masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 punonjës (faturues) të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike ‘CEZ Shpërndarje” dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 punonjës (faturues), të gjithë të akuzuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumentave nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin”, në dëm të një numri të konsiderueshëm konsumatorësh të energjisë elektrike. Masat e sigurisë të vendosura nga gjykata janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit.Masat e sigurimit ndaj këtyre shtetasve janë caktuar në bazë të provave, sipas të cilave rezulton se kanë fallsifikuar faturat e energjisë elektrike për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh, duke bërë që këta të fundit të paguajnë shuma që variojnë nga 65.000-280.000 lekë të reja për shkelje të pretenduara nga faturistët, por që realisht konsumatorët nuk i kanë kryer këto shkelje.Hetimet vazhdojnë me qëllim identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale të personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme dhe bashkëpunëtorë të tjerë.Më poshtë, lista e punonjësve të CEZ Shpërndarje, për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë gjatë ditës së sotme nga ana e Policisë së Shtetit, pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës:1. N. Sulaj arrest me burg2. A. Koleci arrest me burg3. M. Ndreu arrest me burg4. B. Kurtaj arrest me burg5. N. Kurti arrest me burg6. K. Karamuca arrest me burg7. E. Tocilla arrest me burg8. Sh. Basha arrest me burg9. M. Dragoshi arrest në shtëpi10. A. Gjondedaj arrest në shtëpi11. L. Karaosmani arrest në shtëpi12. M. Shiqeruka arrest në shtëpi13. H. Zhilli arrest në shtëpi14. Sh. Stojku arrest në shtëpi