Vrasja e 2 vëllezërve Çollaku në Greqi, Prokuroria e Korçës nis hetimet për vrasje
Prokuroria e Korçës ka nisur proçedimin për vrasje në rrethana cilësuese për vrasjen e 2 vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku nga fshati Shuec i Korçes, pak ditë më parë në kufirin shqiptaro-grek ne fshatin Vrontero te Follorines.Lajmi eshte konfirmuar nga Prokuroria e Korçës, e cila ka bëre të ditur se eshte duke pritur nga autoritetet greke dokumentacionin e plotë për të nisur hetimet mbi çeshtjen ne fjale.Vazhdimisht familjarët e dy vëllezërve Çollaku kane kundërshtuar konkluzionet e ekspertëve greke, por edhe atyre shqiptare se në trupat e pajetë të dy djemve nuk janë konstatuar shenja dhune ashtu siç ata pretendojne.Për të vërtetuar pretendimet e tyre, ata janë nisur drejt Italisë për të kontaktuar me ekspertë të shtetit fqinj, të cilët do të ribëjnë ekspertizën e trupave të pajetë të vëllezërve Çollaku.Familjarët thonë se ekspertiza mjeko-ligjore është manipuluar, duke u shprehur të bindur se Melsi dhe Elvis Çollaku janë torturuar nga policia greke, përpara se të qëlloheshin për vdekje.Të afërmit e viktimave deklarojnë se janë të gatshëm të bëjnë zhvarrosjen e trupave, me qëllim zbardhjen e së vërtetës. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se nëse ngjarja nuk zbardhet, atëherë çështjen do ta çojnë deri në Gjykatën e Hagës.Ndersa prokuroria e Korçes me marrjen e dokumentacioneve perkatese nga pala greke do te nise hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje te shenuar mesnaten e 8 dhjetorit.