KLD “rrëzon” magjistratët, nis lufta për emërimet, Naço-Çomo braktisin mbledhjen

Lufta mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe qeverisë sa vjen e bëhet më e hapur dhe mund të thuhet që ka nisur zyrtarish. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe anëtari i këtij Këshilli i zgjedhur nga parlamenti Sokol Çomo kanë braktisur mbledhjen në shenjë proteste për mënyrën se si po merren vendimet në mbledhjet e KLD.Shkak i këtij largimi është bërë kjo kërkesë e Ministrit Naço drejtuar Elvis Cefes, nënkryetar i këtij institucioni. Në këtë letër numri një i drejtësisë ka propozuar që KLD të emërojë magjistratët e rinj në 16 vende vakante në 4 gjykata të vendit. Këtu ka nisur edhe e gjithe përplasja mes dy grupeve tashmë të ndara në KLD,nga njëra anë Ministri me zotin Çomo dhe nga ana tjetër pjesa e mbetur me 14 anëtarë.Këshillli i Lartë i Drejtësisë e ka pranuar që kërkesa e Ministrit të jëtë pjesë e rendit të ditës dhe pikërisht pika 8 e tij. Por dy anëtarët që janë përfaqësues te ekzekutivit kundërshtonin pikën tre të rendit, e cila kishte të bënte me shqyrtimin e kandidaturave për plotësimin e 13 vendeve vakantë në gjykatën e Tiranës.Sipas Ministrit propozimi i tyre duhej të diskutohej përpara pikës tre, se ndryshe nuk do të kishte vlerë, pasi vendet vakantë do të ziheshin nga gjyqtarë që do të trasferoheshin nga rrethet. Ministri Naço e cilësoi një farsë gjithë këtë mbledhje dhe mungesa e Presidentit Nishani e vërtetoi këtë sipas tij. “Kjo është mbledhja e dytë që KLD ka nisur t'i bëjë jashtë vëmendjes së medias ç'ka ndikon ndjeshëm në transparencën e KLD-së dhe në pozicionet që ka. Ky është një kthim mbrapa, në aspektin e transparencës. Pati diskutime të ndryshme për emërinim në 13 vende vakante në Gjykatën e Rethit gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën Administrative. Kjo tregon mungesë efiçence. Sot flitet për diskutime dhe jo propozime konkrete. Propozimi im ishte që të hynte në rend dite e të promovoheshin magjistratët që paguhen edhe pse nuk janë në punë, dhe KLD nuk e merr mundimin t’i punësojë. 8 gjyqtarë këtë vit kanë mbaruar magjistraturën. Plotësimi i vendeve vakante do bëhet nga gjyqtarë të ardhur nga rrethet. Vazhdojnë prej tre muajsh të mos plotësojnë vendet vakante. U kam thënë KLD të mos bëjnë mbledhje selektive por të ketë klimë besueshmërie.U largova sepse nuk bëhem pjesë e kësaj farse. Kjo e tregon dhe mungesa e Presidentit. Në emërimet që do bëhen do ketë një farsë. KLD nuk mund të plotësojë qokat. Ne duhet të ndryshojmë KLD, e të bëjmë thirrje për të promvoruar ata gjyqtarë në karrierë. Dalja ime sot ka të bëjë me transparencën dhe vendimmarrjen U largova sepse nuk do bëhesha pjesë e farsës”, tha Naço.“Në mbledhjen e sotme të KLD ka pasur shkelje të rëndë të ligjit. Bëhet fjalë për emërimin e magjistratëve të rinj që kanë mbaruar shkollën në vitin 2012 dhe 2013. Shoqëria shqipatrë ka 4-5 vjet që paguan për këta magjistratë pasi, ata paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe emërimi i tyre do të vinte në funksion të sistemin gjyqësor. Nuk u mundësua sot që dijet e tyre ata t’i vënë në fuksion të gjyqësorit shqiptar.Në kushtet kur sot në mbledhje u bë i pamundur emërimi i magjistratëve, ata ngelën për t’u emëruar në vitin 2014. Ne nuk mund të bashkoheshim dhe të bëheshim pjesë e kësaj antiligjshmërie. Ju tashme e dini se shumë gjykata kanë gjyqatrë mbi numrin e organikës dhe paguhen në mënyrë të kundraligjshme.Ngelen pa emëruar magjistratët e vitit 2012 dhe ata të vitit 2013. Ata janë 16 magjistratë që do sillnin një vlerë të shtuar në Gjykatën e Tiranës, nëse do ishin emëruar. Nuk di cilët janë ata që do miratohen sot, u largova. Mos u çudisni nëse për magjistratët nuk do ngelin vende të lira. Emerimet në gjykata mbizotërojnë kriteret subjektive”, u shpreh Çomo.Ndërsa pritet edhe reagimi i KLD për gjithë akuzat e lëshuara nga Ministri i Drejtësisë në drejtim të institucionit dhe mënyrën e plotësimit të vendeve vakantë në gjykatën e Tiranës, por jo vetëm në të.