Debate në Konferencën e Kryetarëve për projektbuxhetin. Paloka: Keni shkelur afatet

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës sa i përket projektbuxhetit të shtetit.Deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë se ka shkelur rregulloren dhe ligjin duke sjellë me vonesë draftin në Parlament.Kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka ka theksuar se projektbuxheti vjen sot në Konferencë në shkelje totale të ligjit, pasi duhet të ishte dorëzuar me kohë.“Sipas nenit 79 për të përcaktuar kalendarin për projektbuxhetin duhet që kryetari i komisionit për ekonominë  së bashku me relatorin, t’i paraqesin kryetarit të Kuvendit projekt kalendarin” tha Paloka, duke shtuar se nëse një telefon quhet mbledhje, atëherë është tjetër gjë. Çdo gjë bëhet që t`i mbahet e fshehtë shqiptarëve se çfarë do të ndodhe me këtë buxhet, çfarë do të ndodhë me ta, taksat dhe paratë e tyre” tha Paloka.Ndërsa deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka akuzuar qeverinë se nuk po tregohet transparente sa i përket projektbuxhetit.“Ne nuk dimë çfarë do ndodhë me këtë buxhet. Ka mungesë transparence. Prej 15 vitesh ky proces ka qenë i tëri transparent duke i dhënë hapësirë dhe grupeve të interesit. Shqetësimi ynë, është mungesa e transparences dhe shkelja e ligjit” tha ajo.Por kryetari i Kuvendit Ilir Meta argumentoi se shkak për vonesën janë bërë negociatat që qeveria ka pasur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.“Eshtë e vërtetë që nuk jemi në afatet e përcaktuara, por qeveria ka qenë në negociata me FMN dhe institucione të tjera ndërkombëtare, pasi ka qënë e domsdoshme që të binim dakord për disa politika fiskale. Kjo ka qenë arsyeja, që sipas mendimit tim ka qenë objektive” tha Meta.Ai gjithashtu theksoi se pretendimet e opozitës për vonesën e sjelljes së projektbuxhetit në Parlament janë pretekse dhe se ajo nuk do të bashkëpunojë me mazhorancën."Ju nuk keni vullnet, po flisni për afate kalendarike që nuk janë më kryesoret dhe nuk po lini ministrin të flasë. Doni ta ktheni konferencën e kryetarëve në seancë plenare” ka theksuar ai.Cani:Vonesat, përgjegjës ish-qeveria