Aksident tragjik në Kapshticë, vdes 73-vjeçarja ndërsa shkonte për kurim në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2013, 10:26
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuar ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë.Një taksi me targa KO 7110 B ka dalë nga rruga në hyrje të doganës së Kapshticës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 73-vjeçarja Eleni Nasi.Gjithashtu nga aksidenti është plagosur lehtë edhe drejtuesi i taksisë Gjergji Vera dhe dy vajzat e viktimës.Mësohet se e moshuara udhëtonte së bashku me vajzat e saj drejt Greqisë me taksi.Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë akulli në rrugë dhe mjegulla e dendur.