Mirditë, konflikt me punëtorëve të HEC-it, plagoset 52-vjeçari
Një 52-vjeçar, puntor në ndërtimin e një Hidrocentrali në Mirditë ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me mjete të forta nga një punëtor turk .Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e këtij hidrocentrali ku 52-vjeçari Mustafa Neziri është goditur me mjete të forta në kokë nga 37-vjeçari me nënshtetësi turke Aliriza Duran pas një sherri me këtë të fundit.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit turk Aliriza Duran i cili akuzohet për plagosje të rëndë.Disa ditë më parë u bë me dije se një sasi e konsiderueshme mineral ari është gjetur në thellësitë e nëntokës në Mirditë, gjatë gërmimeve për ndërtimin e heceve mbi lumin Fan. Banorët e zonës akuzonin firmën turke se eksportonte në mënyrë abusive këtë mineral jashtë kufijëve.