Urbanët 3 orë grevë për biletat, mëngjes kaosi në Tiranë, revoltohen qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2013, 07:15
Nga ora 05.30 deri në orën 08.30 të së hënës, qytetarët priten 3 orë në stacion për autobus urban. Ky shërbim zhvilloi një grevë sepse punonjësit nuk kanë marrë për 3 muaj pagat.Shoqata e punonjësve të transportit urban thanë se këto shoqëri nuk përballojnë dot kostot, prandaj ishin të detyruar të kryenin këtë grevë. Zija Hasanaj, kryetari i sindikatës së transportit urban i kërkon qeverisë të marrë masat për këtë shërbim.