Mbetjet urbane në Lezhë, të rinjtë aksione vullnetare për pastrimin

Aksione të njëpasnjëshme, por pa ndryshuar asgjë në ambjent. Mbetjet urbane vazhdojnë të jenë një shqetësim në qytetin e lezhës, ndaj të cilit jepen mesazhe sensibilizimi pa masa konkrete. Të rinjtë e parlamentit rinor në Lezhë i janë rikthyer sërish tregut të qytetit duke ndërmarrë një tjetër aksion për pastrimin e tij. I ndotur aq sa përbën shqetësim për komunitetin dhe konsumatorin që blen produkte ushqimore, por mungon reflektimi. Këta të rinj kërkojnë që koncepti mbi ambjentin të jetë pjese e çdonjërit, ndaj vazhdojnë të japin mesazhe sensibilizuese.Këta tregtarë janë ndotësit kryesor, ndaj të cilëve nuk ka reagim. Në një mënyrë të moderuar eksperti i mjedisit në Bashkinë e Lezhës, Jak Gjini, kërkon veprim nga titullari i kësaj njësie vendore.Hyrja e tregut në qytetin e Lezhës është një nga zonat me frekuentimin më të lartë të qytetarëve dhe njëkohësisht zona më e ndotur. Aksionet e njëpasnjëshme nuk kanë sjellë asgjë të re, duke demostruar se këta tregtarë po sfidojne bashkinë e Lezhës.