Siguria ushqimore në Shkodër, vijojnë kontrrollet në tregun e peshkut

Inspektoriati i kontrollit ushqimor në qyetin e Shkodrës, vijon punën në terren mbi verifikimin e kushteve në të cilat ofrohen produkte të ndryshëm tek konsumatori. Taks-forca këtë herë është ngritur për kontrollin e shitjes së peshkut e përqëndruar në dy pikat kryesore, Rus dhe Zdrale. Inspektori i kontrollit të ushqimit Hamdi Lloja u shpreh se Taks-Forca do të jetë edhe gjatë ditëve vijuese për kontrollin e të gjitha ushqimeve në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare. Tregtimi i peshkut prej kohësh është kthyer në një fakt shqetësues pasi shitja e tij bëhet në trotuare mes pluhurit në ditët me diell dhe baltës në ditet me shi. Ndërsa tregtarët apelojnë për një treg të mirfilltë peshku. Megjithatë, inspektoriati i kontrollit ushqimor është ndeshur me kundërshtimin e shitësve pasi për to është jetesa e përditshme pavarsisht faktit se tregtojnë jashtë çdo norme higjeno-sanitare.