Meta takim me drejtorin e buxhetit në KE:Përmirësim të kuadrit ligjor për KLSH-në
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në një takim drejtuesin e njësisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Komisionin Evropian Robert Gielisse.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta falënderoi për bashkëpunimin e deri sotëm dhe vlerësoi rëndësinë e posaçme që kanë instrumentet e kontrollit për të garantuar transparencë në menaxhimin e burimeve publike, në zbulimin e paligjshmërive, ndëshkimin e tyre e për forcimin e shtetit të së drejtës.Meta u shpreh se ka një vullnet të fortë për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional, përfshi edhe organin e akuzës, si faktor kyç për forcimin e shtetit të së drejtës, transparencën, mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit.Duke mbështetur e njohur kontributin në rritje të veprimtarisë së KLSH-së, Meta tha se do të nxiste të gjithë aktorët ligjvënës për të bërë të mundur përmirësimin e kuadrit ligjor të veprimtarisë së KLSH-së, si organ Kushtetues, si nevojë e kohës, por edhe si plotësim i rekomandimit të Progres Raportit për Shqipërinë.Nga ana e tij, Robert Gielisse shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e marrë nga Kryetari I Kuvendit, vlerësoi pjesëmarrjen dhe kontributin në konferencën shkencore të KLSH-së të datës 12 dhjetor, në Tiranë.Kjo drejtori është përgjegjëse edhe për mbikqyerjen e procesit të rigjenerimit të mjedisit të kontrollit të brendshëm në vendet kandidate për në BE duke promovuar përgjegjshmërinë menaxheriale si një instrument për menaxhimin financiar dhe kontrollin e burimeve publike dhe është në kontakte direkt me Shqipërinë që nga viti 2003, në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit e duke pasur si pikë kontakti, delegacionin e BE-së në Tiranë.