Berisha:Takimi Edvin Ramës me administratën publike i tipit enverist

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si takim të tipit enverist, mbledhjen e djeshme të pasardhësit të tij Edi Rama me administratën publike.Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Berisha theksoi se Rama mblodhi dje me detyrime e kërcënime sikur të ishin skllevërit e tij, punonjësit e administratës publike.Mesazhi i plotë i BerishësTe dashur miq, pas nje klime terrori tremujore, Rama mblodhi dje mbasdite ne nje akt tipik enverist administraten publike. Kjo administrate, qe ai e trajtoi si armike, me reformat qe realizoi keto vite dhe suksesin e tyre anetaresoi Shqiperine ne NATO, liberalizoi vizat, mbrojti ekonomine nga kriza, mori rekomandimin dy here me rradhe te Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat.Per te gjitha keto, ne nje hark kohor tre mujor, ajo u shperblye me fshesen e hekurt te Edi Rames, i cili duke dhunuar Kushtetuten, ligjet e vendit, kaloi ne gijotinen e tij politike mijera djem, vajza, burra, gra te administrates publike shume e shume prej tyre me shkallen me te larta te kualifikimit. Qeveria Rama - Meta i zevendesoi ata me militante fanatike te PS dhe LSI qe nuk plotesojne asnje nga kushtet ligjore per postet qe uzurpuan.Kryetari i PS dje mbasdite, ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre qe nga vitet e zeza te diktatures, mblodhi, me detyrime e kercenime sikur te ishin sklleverit e tij, punonjesit e administrates publike me bindje pluraliste ne TOB dhe po si kryetar i PS iu foli per depolitizim madje shkoi aq larg sa pas trajtimit armiqesor tre mujor shprehu edhe vleresim per ta!! Bravo, lau duart pas krimit! Ketij i thone sinqeritet neobllokmeni!!