Atentati me tritol, Dervishi: Ka të bëjë me luftën kundër informalitetit

Një ditë pasi në automjetin e tij u gjet një sasi tritoli, Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi është shprehur se ka besim te drejtësia, dhe ia lë asaj gjithçka për zbardhjen e ngjarjes.Në një intevistë për “Ora News” nga kompleksi "Jon" ku pritet të shembet në mesditë, Dervishi theksoi se ngjarja ka lidhje me luftën e qeverisë ndaj informalitetit dhe krimit të organizuar.“Unë shpreh besimin tim tek institucionet dhe besoj që çështja të marrë zgjidhje sa më shpejt. Të gjithë ata që më njohin mua dhe veprimtarinë time zyrtare e kuptojnë që kjo ngjarje nuk lidhet me mua si qytetar. Besoj se ngjarja lidhet me atë çfarë qeveria shqiptare ka nisur të bëjë në luftën kundër informalitetit dhe krimit të organizuar” është shprehur Dervishi duke theksuar se kjo është një frymë që ka filluar nga Vlora por që reflektohet shumë fort në të gjithë Shqipërinë.I pyetur në lidhje me automjetin dhe pronësinë e tij, Dervishi është përgjigjur: “Unë kam në pronësi dy automjete të deklaruara. Por për shkak që ne shtetin e kemi marrë të rënuar dhe përdorimim edhe makinat personale për punë të shtetit. Ky automjet për disa muaj ka qënë në përdorim të  një institucioni tjetër por prej 3-4 javësh është rikthyer në përdorimin tim ndërsa pronësia nuk ka ndryshuar asnjëherë”.Sipas tij, ngjarja e djeshme është mjaft e rëndë dhe si shqetësim, por ka falenderuar të gjithë për solidaritetin që kanë shprehur.Gjithashtu Prefekti Dervishi është shprehur se pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë ai është i vendosur për të vijuar projektet për Vlorën.“Unë jam në krye të detyrës dhe jam i përgjegjshëm për  atë që duhet të bëjmë, dhe të jeni të sigurt që projektet që janë për Vlorën do të vazhdojnë” tha ai.