Aksidentet fatale në Elbasan, shkaqet që shkaktojnë viktimat në rrugët e qarkut
25 persona kane humbur jeten gjate ketij viti si pasoje e aksidenteve automobilistike te shenuara ne akset rugore te qarkut Elbasan.Ne shumicën e rasteve ato kane ndodhur si pasoje e mosrespektimit te rregullave te qarkullimit nga ana e drejtuesve, por edhe si pasoje e mungeses së sinjalistikes.Statistikat e marra prane Drejtorise se policise se ketij qarku e rendisin Elbasanin ne nje prej qyteteve me problematike ne kete kete drejtim, sidomos pas perfundimit dhe hapjes se tunelit ne aksin Elbasan- Tirane,ku shigjeta e kilometrazhit ne mjaft automjete eshte mbi normat e lejuara.Specialisti, Isamil Sadiku, shpjegon se faji ne shumicen e rasteve bie mbi vete drejtuesit e mjeteve,te cilet nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.Nga ana tjeter drejtuesit e mjeteve,shprehen se shkaku kryesor mbetet mungesa e sinjalistikes rrugore.Qarkullimi i automjeteve dhe rreziku ndaj aksidenteve behet me i madh ne ditet e festave apo pushimeve, kur emigrantet kthehen ne Shqiperi, dite ne te cila trafiku eshte i mbingarkuar.