Berisha akuza të forta Ramës: Po rrezikon statusin, po rrënon ekonominë
Vello të zezë mashtrimi. Kështu e cilësuar ish-kryeministri Berisha paketën fiskale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij kreu i qeverisë mashtroi të gjithë shqiptarët, pasi sipas tij jo vetëm që s’do ketë ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, por do të ketë rritje të pamëshirshme të çmimeve për 100% të tyre.“Jam ketu per te denoncuar publikisht një vello të zezë mashtrimi që po mbulon vendin nga kryekreu që e ka shndërruar qeverinë në një fabrikë mashtrimesh të paimagjinueshme. Njeriu që do u premtonte shqiptare 95% ulje taksave, po u ofron atyre 100% rritje të pamëshirë të cmimeve”- tha Berisha.Nga foltorja e parlamentit ai ka akuzuar qeverine per paaftesi ne hartimin e buxhetit, i cili edhe pse ne tejkalim te te gjithe afateve ligjore nuk po vjen ende ne Kuvend.Berisha ka rikthyer në vëmendje edhe shkarkimet në administratë, ku referuar një nje letre nga nje nxenese 14 vjeçare, e cila ankohej per largimin nga puna te drejtoreshes.
Ish-Kryeministri tha se pikërisht akte të tilla dhe veprimet antiligjore të kësaj qeverie jane shkak qe nje grup vendesh shprehen te pavendosura per statusin e Shqiperise ne BE.“Kemi qenë 4 vite së bashku, por a mund të kujtosh që kryeministri të mbledhë administratën publike për qëllime politike? Ky është turp. Më thoni një rast të vetëm kur e kam bërë. Mblidheni administratën dhe thojini se po bllokoni statusin. Partnerët na thonë ne se kryeministri nuk zbaton ligjet, po rrënon administratën dhe ngarkesat e drogës drejt Italisë dhe Greqisë janë rritur katër herë. Nuk e di si do shkojë çështja e statusit por në këto vendime problem më kryesor është administrata. Po bëni gabim, duke kënaqur disa grupe aktivistësh dhe po dënoni me status të gjithë shqiptarët”- tha Berisha.