Elbasan, arrestohet "hackeri" 19-vjeçar, vendoste gjoba nëpërmjet komjuterit

Sektori për Krimin Kompjuterik në Policinë e Shtetit  në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar operacionin policor "VIRUSI", gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorjan Bajraktari, vjeç 19, banues në Elbasan, student në vitin 2-të të Fakultetit të Shkencave Humane "Aleksandër Xhuvani".Arrestimi i tij, është bërë pas një hetimi intensiv 2 mujor të strukturave të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda.Dorjan Bajraktari dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përdorur teknika të posaçme kompjuterike duke thyer masat e sigurisë së profileve apo llogarive elektronike të shtetasve të ndryshëm në rrjetet sociale, duke marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e tyre dhe më pas i ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.Gjatë arrestimit strukturat e policisë kanë sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe mjetet me të cilat dyshohet se është kryer kjo veprimtari e paligjshme, një aparat telefonik celular, një kompjuter laptop dhe desktop, 11 CD,  iPod etj.Materialet proçedurale në ngarkim të 19-vjeçarit iu kaluan Prokurorisë për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.