Padi penale ndaj Flamur Gjymishkës, Spiropali: Kallëzim penal edhe për 10 doganierë
Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ka deklaruar se sot ka firmosur një kallëzim penal për ish drejtorin e përgjithshëm të doganave, të cilin do ta dorëzojë nesër në prokurori.“Unë sot kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administratës doganore të përfshirë në një nga shkeljet e rënda që kemi evidentuar në rastin e Lezhës ku i gjithë zinxhiri i administratës doganore i përfshirë në ato proçedura ka vajtur për kallëzim penal me firmën time? Në këtë kallëzim janë përfshirë një sërë emrash deri në nivelin më të lartë të ish administratës doganore, deri tek ish drejtori i përgjithshëm i doganave”, u shpreh SpiropaliIntervista e plotë vijon si më poshtë:E ke gjetur veten në dogana apo ishte një “çudi”?Shqipëria është e gjitha një çudi e madhe, në çdo xhep që të gjendesh do gjesh nga pak çudi.Emërimi juaj pati shumë jehonë, si ju erdhi propozimi nga kryeministri?Kryeministri dhe Ministri i Financave ma propozuan këtë post. Ishte surprizë për mua. Nuk ka qënë asnjëherë kërkesa apo aspirata ime të isha drejtoreshë e doganave, por ja që ndodhi.Patët hezitim kur morët propozimin?Unë nuk kam hezitim përpara sfidave përgjithësisht preferoj të zgjedh pozicione që janë plot sfida, dhe drejtore e përgjithshme e doganave është një sfidë e madhe.
Si u pajtuat me Ramën?Debatet me kryetarin e partisë bëjnë pjesë tek dialektika e PS-së por sidomos e Edi Ramës i cili debatet dhe përplasjen i ka të tijat. Ajo që unë vlerësoj shumë tek Rama është se ai është një njeri i hapur, asgjë njerëzore nuk është e huaj për të.Mendon se për shkak të detyrës këto konflikte nuk do të përsëriten?Ne nuk kemi patur konflikte por debate. Liria brenda një forumi politik është tjetër gjë dhe kokulja përpara ligjit është një gjë tjetër. Unë jam kokulur përpara ligjit dhe detyrave të mia dhe jam krenare për pozicoinin që më është besuar.Ju kaloi keqardhja që nuk ishit pjesë e listave të zgjedhjeve të 23-Qershorit?Unë mendoja që e meritoja ndërsa kryetari i partisë atëherë kishte plan tjetër për mua dhe ja ku jam.Po merreni me FRESH-in tani? Ka dyndje të FRESH-istëve në zyrat e doganave?Nuk ka dyndje të FRESH-it në zyrat e doganave por përzgjedhjet po bëhen nëpërmjet një sistemi dhe natyrisht që ka edhe aplikime nga njerëzit që kanë kontribuar.Si i kujton ditët kur bënit opozitë dhe veçanërishtë ato të grevës së urisë?Unë atë grevë urie e kam bërë me vetëdije të plotë duke besuar tek ajo për të cilën po protestoja. Pushteti në Shqipëri në përgjithësi e ka dhunuar votën.
Jeni dakort me listën për deputet që bëri Rama?Unë nuk jam dakort me sistemin proporcional. Nuk besoj se i përshtatet Shqipërisë. Unë besoj tek zgjedhja e drejtëpërdrejtë e përfaqësuesve të popullit.Si ju duket kabineti qeveritar?I ri, energjik, një kabinet i dedikuar. Edhe pse në vështirësi po bëjnë maksimumin për të jetësuar disa projekte shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.Fraza “Ka elitistë laptopistë të cilët do të fshihen si miu n.q.s. humbet PS-ja dhe do të kërkojnë të bëhen ministra n.q.s fiton”. A janë bërë ministra ndonjë prej tyre?Ata janë pjesë e debateve brenda një force politike që unë i konsideroj krejt normale. Mendoj se të gjithë ministrat dhe kryeministri janë shëmbëlltyra më e mirë e asaj që është premtuar.Opozita pretendon që emërimet në administratë janë të frymëzuara nga hakmarrje politike dhe nuk kanë asnjë kriter profesional?Opzita do bënte më mirë të tregonte përulje. Është ndëshkuar me votë dhe bën mirë të reflektojë dhe të vij dhe të paraqitet para publikut me një kurs të ri opozitar. Por opozita po merret me kauza të dështuara që në gjenezë.Sa persona keni larguar deri tani në administratën doganore?Nuk mund të jap një shifër të saktë por të gjithë personat që janë pezulluar deri tani po kalojnë për verifikim në një komitet disiplinor. Kjo është proçedura e saktë ligjore që po zbatohet.A keni çuar deri më tani në prokurari ndonjë doganier për raste korrupsioni?Unë sot kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administartës doganore të përfshirë në një nga shkeljet e rënda që kemi evidentuar në rsatin e Lezhës ku i gjithë zinxhiri i administratës doganore i përfshirë në ato proçedura ka vajtur për kallëzim penal me firmën time?Emrat e kujt janë përfshirë në këtë kallëzim penal?Një sërë emrash deri në nivelin më të lartë të ish administratës doganore.Ish drejtori i përgjithshëm i doganave?PoSi u morrët pikërisht me këtë çështje? Ishte evident rasti?Ishte një nga rastet e para për ne. Një rast tmerrësisht korruptiv, ku një evasion shumë i lartë, 4400 ton naftë janë “zhdukur ” dhe nuk figurojnë dhe nuk kanë paguar akcizë me një dëm shumë të lartë në buxhetin e shtetit. 4 milion euro dëmi vetëm për këtë kompani, pa penalitetet.