Bushati me homologun e Luksemburgut: Mbështesim dhënien e statusit
Në kuadër të vizitave që po zhvillon në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Ministri Bushati zhvilloi një vizitë pune në Luksemburg. Gjatë vizitës s tij, Ministri Bushati pati disa takime në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Parlamentit, si dhe u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.Ministrit Bushati uroi homologun e tij për Qeverinë e Re të Luksemburg dhe shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe mbështetjen që ky vend ka dhënë për Shqipërinë në rrugëtimin evropian.Ministri Asselborn theksoi mbështetjen e Luksemburgut, si vend themelues i Bashkimit Evropian, për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe veçanërisht në kuadër të vendimmarrjes mbi dhënien e statusit të vendit kandidat gjatë javës që vjen.Në vijim të ftesës së Ministrit Bushati, Ministri Asselborn shprehu kënaqësinë për të vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2014.