Holanda “Bllokon” statusin e BE, debati në parlament: Shqipëria s`plotëson kriteret
Ndërsa Shqipëria po pret të ndodh mrekullia dhe Keshilli Europian të japë statusin e vendit kandidat, Hollada një nga vendet që ka dalë kundër këtij vendimi, duket se është në kërkim të vendeve të tjera që do të ishin kunder këtij vendimi.Gjatë një debati në parlamentin hollandez per dhenien e statusit te vendit kandidat Shqiperise të gjitha partitë politikë në këtë vend ishin kundër.Ministri i Punëve të Jashtme, Frans Timmermans, tha se është në kërkim të vendeve të tjera europiane që do të dilnin kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.Timmermans tha se vendi ka përmbushur kushtet politike, por këto ende nuk janë zbatuar plotësisht. Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës paralajmëron se edhe nëse gjithë vendet e tjera të BE do të jenë në favor të Shqipërisë, atëherë Hollanda do të qëndrojë vetëm në pozicionin e saj.Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të vendosin më 17 dhjetor për kandidaturën e Shqipërisë dhe ky qëndrim pritet të konfirmohet dy ditë më pas, edhe nga Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit.