Ministri Panariti në Shkodër, kryen inspektime në thertoret e qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 19:37
Në një kohë kur në qytetin e Shkodrës autoriteti kombëtar i ushqimit ka lëshuar ultimatume për tregëtarët e mishit, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është ndalur në një prej thertoreve, e sapo inaguruar e cila siguron brenda të njëjtës strukturë edhe rritjen e apo grumbullimin e gjësë së gjallë.Ministri Panariti u shpreh se kjo vizitë kryhet edhe në kuadër të aksionit të AKU si dhe rezultateve inkurajuese, ku tashmë mund të themi se në qendrat e mëdha urbane ka një disiplinim të proçesit të përpunimit dhe tregtimit të mishit.Pak ditë më parë, prefekti i qarkut Paulin Radovani, pritit në një takim tregëtarët e mishit të cilët kërkuan disa ditë afat për ndërhyrjen dhe sisteminin e ambjenteve në të cilat ofrohet ky produkt.