Meta, Veljanoski: Zbatim të marrëveshjes së Ohrit, ndarja administrative nuk cënon pakicat
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta dhe homologu i tij maqedonas Trajko Veljanoski, jane angazhuar per bashkepunim dhe respektim te të drejtave te minoriteteve ne te dy vendet.
Meta i rikujtoi homologut te tij se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç për stabilitetin dhe pershpejtimin e proçeseve integruese te Maqedonise.
“Është kënaqësi e veçantë të presim sot në Tiranë kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë dhe delagacionin që e shoqëron. Kemi konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona. Shqipëria punon për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Marrëdhëniet dhe shkëmbimet parlamentare marrin dimensione më të rëndësishme dhe kjo vizitë do tu japë një impuls të ri marrëdhënieve tona. Faktori shqiptar atje eshte nje ure solide bashkepunimi mes nesh. Mbeshtesim sovranitetin, integritetin e Maqedonise dhe e vleresojme ate nje vend shume te rendesishem. Mbeshtesim dhe duam pershpejtimin e proceseve integruese te Maqedonise, duam ta shohim anetare te NATO-s dhe shume shpejt te jemi se bashku anetare ne BE. Projekte te perbashketa ekonomike dhe infrastrukturore si korridori 8, por edhe per prioritetet e axhendes evropiane sidomos ne luften kunder krimit”- tha Meta, duke theksuar mbeshtetje te plote te zbatimit te plote dhe efektiv te marreveshjes se Ohrit.Meta ka deklaruar se me reformen e re administrative nuk do te cenohet ne asnje menyre perfaqesimi i pakicave ne vendin tone, ndërsa premtoi se shpejti edhe nje vizite ne Pusnec.
“Synojme zbatimine nje reforme te vonuar prej kohes, ate territoriale dhe administrative, pasi ndarja ekzistuese eshte mjaft e vjeter dhe jo funksionale, dhe jo ne perputhje me kriteret e BE per zhvillimin e rajoneve, edhe per te perfituar prej programeve te ndryshme. kam ndjekur mediat dhe ka pasur shqetesime edhe nga zevendesi i Kuvendit, zoti Dule per kete ceshtje, se mos nje reforme e tille do te demtoje perfaqesimin e pakicave ne vend, nuk eshte ne asnje menyre qellimi i kesaj reforme. Synimi eshte t’i perafrohemi standardeve evropiane edhe ne ndarjen administrative dhe territoriale, reforme gjithperfshirese dhe per kete eshte kerkuar asistenca me e mire e BE”- tha Meta.Nga ana tjetër Kryeparlamentari maqedonas ka vleruesuar ftesen e bere nga Meta, që sipas tij dëshmon per nje rruge te mire te marredhenieve mes dy vendeve. I pyetur per zbatimin e gjuhes shqipe ne Kuvendin e Maqedonise, ai tha se deputetet shqiptare flasin shqip ne Kuvend.
“Mundesi qe te shprehim gatishmeri per vazhdimin e raportit pozitiv, nderkohe qe sukseset e ndersjellta te jene shembull per marredhenie te mira fqinjesore. Une si kryetar i Kuvendit, kolegut tim Meta para kohe ia urova marrjen e statusit kandidat ne BE, sepse mendoj se kjo eshte nje gje e merituar’- tha ai.Ndërkohë në fjalën përshëndetëse të tij në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Veljanoski u ndal te forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit kulturor, politik e social mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ai theksoi se duhet vullnet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërkaq ai shprehu bindjen se Shqipëria do ta fitojë statusin kandidat, pasi sipas tij e meritojmë plotësisht.Por, nderkohe ne vemendje te dy kryeparlamentarve u risoll dhe incidenti i fundit ne Maqedoni, pas vendosjes se shtatores së Car Dushanit. Veljanoski tha se marrëdhëniet ndër-etnike nuk mund të vlerësohen, vetëm nga një akti i vendosjes së një përmendoreje.
“Qëndroj këtu para jush që të apeloj për më shumë mes popujve tanë. E di se kemi edhe më shumë mundësi për ndërtimin e lidhjeve tona kulturore dhe ndërtimin e urave për bashkëpunim ekonomik. Qëndroj këtu para jush për të treguar vendosmërinë për forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Suksesi i Shqipërisë është njëlloj i rëndësishëm edhe për ne në Maqedoni. Fitoret tuaja janë edhe fitoret tona. Sukseset tona janë edhe sukseset tuaja. E di që Shqipëria shumë shpejt do të marrë anëtarësimin në BE. E di dhe jam i bindur se këtë shpërblim e meritoni plotësisht si rezultat i punës së politikanëve dhe administratës. Për integrimin në BE janë angazhuar të gjitha etnitë. Besoj se në të ardhmen do vazhdoni me reformat për ta zhvilluar më tej Shqipërinë. Obligimi ynë historik është të qëndrojmë në rrugën besimit dhe bashkëpunimit. Të jemi shembull i bashkëpunimit të mirë”- deklaroi Veljanoski.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë,Trajko Veljanoski do të takohet me krerët më të larta të vendit, Zëvendëskryeministrin, Niko Peleshi dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.