Debate për padinë ndaj ish-ministrit, batuta akuza dhe fyerje mes Kodhelit e Imamit

Ashtu sikundër dhe pritej dosja “Imami” ka zbritur në sallën e Kuvendit. Ka qenë Ministrja Mimi Kodheli e cila reagoi lidhur me deklaratat e ish-Ministrit Imami në media, duke thene se mbrojtja qe ai po ben permes deklarateve eshte e nje niveli shume te ulet. Kodheli hodhi poshtë pretendimet e Imamit për sulm politik ndaj tij, duke theksuar se gjithçka është në respekt dhe zbatim të ligjit.“Kallëzimi penal nis në çdo moment kur titullari ka bindjen se ka shkelje të ligjit, pavarësisht nëse ka përfunduar raporti i auditimit. Madje ky është detyrim për çdo titullar. Së dyti pas auditimit që KLSH-ja bën pavarësisht se KLSH ka bërë kontroll kjo nuk lejon që institucion të kontrollojë mbi një objekt dhe veprimtari dhe të dalë me konkluzione të ndryshme.Unë nuk isha e papërgatitur për rrënimin dhe xhiron e firmave të hedhura pa teklif për të abuzuar me pronat dhe paratë e taksa paguesve, por pranoj që ajo që dënim ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrpsionit. Më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij”, tha Kodheli. Më ka habitur niveli i ulët imberojtjes së tij. Duke dashur të mos merret me akuzën sepse s’ka cfarë thotë, merret me mua apo me Edi Ramën, duke u marrë si një individ jo si njeri i prezumuar i korruptuar por si një presion politik. Ai thotë se kryeministri e ka bërë për aryse personale. Ai nuk ka faj se është mësuar të zbatojë urdhra nga lideri i tij. Zotëria nuk e imagjinon dot se marrëdhënia ime dhe marrëdhënia jonë me liderin e PS as ka qenë dhe as nuk do të jetë marrëdhënie pronar cirak siç e ka, jo vetëm ai por kreytari i PD me liderin real të të dyve. Edhe mua edhe Edi Ramën na urdhëron ligji. Edhe vendimet që marrim të gjithë së bashku, dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat e familjes sonë politike ku s’bën vaki që këto vlera të mira t’i shkelim apo më keq. Të jem e sinqertë. Nuk ka nevojë të jesh psikolog të shohësh frikën në cdo rresht të tij. Ai ka frikë cilido do të ishte shumë i frikur po të ishte në pozicionin e tij sepse ai e di se cfarë zullimi apo zullumesh mund të ketë bërë. E keni humbur shansin të merreni me politikë që nga dita që hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën pastaj zbritët nga ai dhe u gjunjëzuar para tij” tha Kodheli.I menjehershem ka qene reagimi i Imamit, duke thene se ai eshte shprehur kunder menyres se si eshte bere kontrolli nga nje grup ekspertesh qe nuk dihet se çfare jane.“Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e kryeministrit, dhe nuk doja ta bëja debat në Parlament për të mos e shqetësuar. Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni. E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme”tha ai.Imami i ka rezeruar pasardhëses së tij edhe një përgjigje për të pasurit frikë nga drejtësia, ndërsa i solli në vëmendje edhe raportet e saj me ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama.“Veproni gabim kur flisni për njerëz dhe mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush, sikurse ti që ke ikur për 24 orë nga posta shqiptare për të mos u ballafaquar me vendin, mos kujto se e di ti dhe nuke dimë ne se si ke ikur nga Banka Amerikane, të gjithë e dimë që ju bërtiste që nga WC: Mimi mbaroi letra higjenike”- u shpreh Imami.Kuvendi në seancë plenare, debate për shkarkimet nga administrata e parlamentitQë në nisje të saj, seanca parlamentare e së enjtes ka përplasur në debate kryeparlamentarin Ilir Meta me ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Mollë sherri mes tyre janë bërë shkarkimet e denoncuara nga Topalli,në administratën e Kuvendit.“Sot në administratën e Kuvendit janë hequr një numër i madh punonjësish. Deri në këtë moment që po flasim janë hequr 45 punonjës dhe në listë pritjeje janë edhe 25 të tjerë, në një administratë prej 208 vetash. Janë hequr njerëz të cilët janë specializuar për këtë punë” tha Topalli.Në përgjigje të akuzave, Meta tha se nuk e disponon këtë informacion për shkak të angazhimit të tij me vizitat jashtë vendit. Por ai u shpreh i gatshëm për të dhënë llogari për çdo veprim që do bëhet në Kuvend, duke garantuar se çështjet e Kuvendit do të bëhen me transparencë të plotë.“Të mos ngatërrojmë dy çështje. Atë të festës së PD-së, me atë të administratës së Kuvendit dhe të shpresojmë që nuk ka qenë partiake. Këto informacione që thoni ju, unë nuk i kam, sepse kam 10 ditë që nuk kam qenë në Shqipëri. Për shkak të seriozitetit, unë jam gati të bëj në çdo kohë kur ju e kërkoni një interpelancë, për problemet e reformës që po bëhet edhe në administratën e Kuvendit, për çdo veprim që po bëhet dhe çdo reformë që po bëhet dhe për çdo konkurs në Shqipëri. Një gjë dua t’ju them. Ju mund të keni shumë të drejtë, sepse unë nuk e kam këtë informacion që keni ju. Unë nuk jam kryetar parlamenti për tu marrë me emërimet por për të kërkuar zbatimin e ligjit. Jam gati t’ju jap llogari juve për çdo veprim qëdo bëhet në Kuvend pasi çështjet e Kuvendit do të bëhen me transparencë të plotë. Bëni kërkesën dhe unë do ju jap llogari për çdo çështje”tha Meta.Në replikë me kreun e kuvendit, Topalli insistoi sërish në këtë çështje, duke e vlerësuar një rast të paprecedentë . Sipas saj janë shkarkuar nga administrata punonjës që punojnë prej 20 vitesh.“Në detyrën e kreut të Kuvendit duhet të ketë pak seriozitet. Ju e dini që nuk ka interpelancë me kryetarin e Kuvendit. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur kanë ndryshuar regjimet. Nuk janë hequr ato që kanë ardhur në punë këto 8 vite. Janë hequr edhe ata që punojnë prej 20 vitesh. Keni hequr një njeri që punon para se të vinte Jozefina Topalli. Është hequr Suela Musta, që punon prej 20 vitesh dhe që babai i saj historian ka bërë burg politik”theksoi Topalli.Pas kesaj Meta ka propozuar ngritjen e nje komisioni parlametar per te hetuar menyren e zbatimit te ligjit per punesimin ne administrate.“Të ngrejmë një komision parlamentar me dy bashkëkryetar që të shikojë punën që është bërë në lidhje me këto ndryshime. Kreu i Kuvendit nuk ka të drejtë që të heqë e të marrë në punë. Bëhet fjalë për administratën që nuk preket nga ligji i nëpunësit civil. Që javën e ardhshme të kërkojmë informacion dhe për çdo rast të japim sqarime dhe të marrim masa ndaj të gjithë atyre që nuk kanë zbatuar ligjin”tha Meta.Pas replikave u mbajt një minutë heshtje në nderim te jetës dhe veprës së Mandelës."Në respekt dhe mirënjohje të thellë për Nelson Mandelën dhe atë që ka bërë ai. Mandela ka lënë pas një trashëgimi se një njeri i vetëm mund të ndryshojë një vend. I dha Afrikës së Jugut lirinë që kërkonte dhe i dha botës një mësim atje ku racizmi dhe persekutimi ishin norma të shtetit. "- tha Meta.Në rendin e ditës për seancën e sotme janë:1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 5.12.2013.2. Projektligj "Për një ndryshim në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005, "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit", të ndryshuar".3. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore" të ndryshuar". (shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar)4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës