Ekspertiza për vëllezërit Çollaku, familjarët: Manipulim; Tahiri: Nuk janë dhunuar

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbrojtur rezultatet e analizës mjeko-ligjore të dalë sot për dy vëllezërit e familjes Çollaku që u vranë disa ditë më parë nga policia greke. Në një deklaratë për mediat, Tahiri tha se pretendimet e publikuara nga familjarët edhe në media, për dhunim të viktimave nga policia greke, nuk janë të vërteta.“Kemi qenë në kontakt me policinë greke, oficerët shqiptarë kane qene të përfshirë në verifikimin për këtë cështje. Më vjen keq dhe ngushëlloj familjet e tyre, pretendimet që kam lexuar në media nuk janë të vërteta”- tha Tahiri.Duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, Ministri i Brendshëm, theksoi se për këtë çështje verifikimet janë bërë edhe nga policia shqiptare.Ndërkohë deputeti i PDIU-së, Dashamir TAHIRI, në seancën e sotme plenare kërkoi reagim nga qeveria shqiptare për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku.“Para disa ditëve neve na janë vrarë dy shqiptarë. Deri kur do të qëndrojnë qeveritë shqiptare të heshtura para shtetit grek”- tha ai.Familjarët reagojnë për ekspertizën: Manipulim, jemi të bindur që janë torturuar Familjarët e dy vëllezërve Çollaku kundërshtojnë rezultatet e ekspertizës të bërë nga ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë. Sipas tyre ekspertiza po manipulohet.“Jemi gati i zhvarrosim përsëri. Ekspertiza po manipulohet, do sjellim ekspertë t ë huaj për të zbardhur të vërtetën. Ne jemi të bindur që ata janë torturuar. Në trupin e tyre ka thyerje gjymtyrësh dhe plagë.”- shprehen familjarët.Vrasja e vëllezërve Çollaku,zbardhet ekspertiza: Trupat nuk kanë shenja dhuneVëllezërit nga Korça Melsi dhe Elvis Çollaku nuk janë dhunuar nga policia greke, por janë vrarë me armë zjarri.Ky është rezultati i ekspertizës së Mjekësisë Ligjore shqiptare, sipas të cilës në trupat e dy viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune. Po sipas ekspertizës viktimat janë qëlluar nga një distance e afërt.Akti i ekspertimit mjeko-ligjo pritet t'i shkojë prokurorisë, ndërkohë që ai u krye pas pretendimit të familjarëve se dy viktimat ishin dhunuar barbarisht para se të vriteshin.Ndërkohë policia greke i akuzon 2 vëllezërit e vrarë në kufi si autorë të dyshuar të disa grabitjeve në fshatrat kufitare, teksa gjykata e Apelit në Janinë dënoi me 25 vjet burg një 30-vjeçar shqiptar që vrau çiftin e moshuar, në tentativë për t’ua grabitur shtëpinë.Më konkretisht, nga hetimet e palës helene, ka rezultuar se mbi njërin nga vëllezërit Çollaku, përveç akuzës së vjedhjeve, rëndojnë edhe ato të kontrabandimit të emigrantëve në Athinë. Madje, pala greke pretendon se ose Melsi ose Klelvis (30 e 34 vjeç) ishte skeduar nga policia shqiptare, për trafik njerëzor.Ndërkaq, grekët nuk ngurrojnë të thonë se 2 vëllezërit e përfshirë në incidentin e përgjakshëm në orët e para të së dielës në Vrondero të Follorinës, në Prespë, ku u vra edhe oficeri grek 43-vjeçar Elia Kosteni, ishin depërtuar nga Greqia, por duket se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme.