Depozitimi i mbetjeve urbane, zv.Ministrja Bejko premton subvencionim

Zv. Ministrja e Mjedisit, Diana Bejko ka premtuar subvencionim të Bashkisë së Shkodrës në qoftë se ky institucion do të vazhdojë bashkëpunimin me komunën e Bushatit për depozitimin e mbetjeve.Kjo deklaratë e saj ka ardhur gjatë prezantimit të planit të veprimit për mbetjet urbane të cilat prej vitesh janë një shqetësim për komunitetin e qarkut të Shkodrës. Zëvendës Ministrja Bejko, është shprehur se plani ka për qëllim zhvillimin e teknologjisë së përpunimit të mbetjeve urbane bazuar në praktikat europiane por edhe ndërhyrjeve për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve pranë varrezave të dëshmorëve.Plani i veprimit për depozitimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane, është hartuar me ndërmjetësimin e aktorëve të huaj, të cilët kanë dhënë asistencën e tyre logjistike dhe si pjesë e këtij plani ,si qark pilot, është qarku i Shkodrës dhe Lezhës.