Jahjaga mban fjalimin në kuvend, përqëndrohet tek marrëveshja me Beogradin

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga të enjten me një fjalim iu adresua deputetëve të Kosovës lidhur me proceset e gjithëmbarshme në vend. Ajo me këtë rast tha se shtetin tonë e kanë ndërtuar qytetarët e Kosovës, prandaj sipas saj, është koha që institucionet të punojnë dhe t’iu ofrojnë qytetarëve atë që meritojnë, një shtet të qëndrueshëm dhe të pakorruptueshëm.Presidentja potencoi se kjo është detyrë e institucioneve të vendit.Të mos e humbim të ardhmen e vendit“Kemi mundësi të punojmë për të ardhmen e vendit... besoj që askush nga ne nuk dëshiron ta humb të ardhmen e qytetarëve të vendit”, tha presidentja në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës.Jahjaga fjalimin para deputetëve të Kosovës e filloi me procesin e fundit zgjedhor, ku tha se është dëshmuar pjekuria e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.Sipas saj, me këto zgjedhje që janë mbajtur në tërë vendin janë ofruar qytetarët tanë më afër me njëri-tjetrin.“Kemi dëshmuar se jemi shtet për paqe dhe stabilitet”, tha presidentja.Marrëveshjet, mundësi për të ecur përparaMë tej, ajo tha se megjithëse vendi ende nuk ka kaluar pasojat e luftës, dialogu është e vetmja zgjidhje për të ecur përpara, prandaj sipas saj, dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërshtetërore dhe që duhet të zbatohet kapitull për kapitull.Ajo tha se marrëveshja duhet të shihet si mënyrë për të ecur para dhe për t’i realizuar synimet për integrime.Sipas saj, ajo është aktualisht nevojitet është zbatimi i plotë i marrëveshjes dhe kjo theksoi se duhet të mbikëqyret nga SHBA dhe BE-ja.Presidentja e vendit tha se shteti i Kosovës është pranuar nga më shumë se 100 shtete. Ajo u shpreh se integrimi i Kosovës është i mundur dhe kjo sipas saj mund të arrihet me sundim të ligjit.Jahjaga u shpreh se në çdo takim me ndërkombëtarët ka kërkuar që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë liberalizimit e vizave.Sipas saj, procesi i integrimit është udhërrëfyesi më i mirë për transformim shoqëror dhe ky rrugëtim tha se nuk ka zgjidhje tjetër.Krimi dhe korrupsioni, sfidëPresidentja e vendit tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sundimi i ligjit janë sfidë për institucionet e Kosovës dhe duhet të punohet shumë në këtë drejtim. Sipas saj, qytetarët e vendit e meritojnë një shtet të qëndrueshëm dhe të pakorruptueshëm.Ekstremizmi nuk do të zë vend në KosovëJahjaga foli para ligjvënësve të vendit foli edhe për atë se në Kosovë shteti dhe feja janë qartë të ndara dhe se një parim i tillë ruan tolerancën ndërfetare që e kemi ndërtuar me shekull.Me këtë rast, Jahjaga tha se vendi po sfidohet me problemin e radikalizmit. Sipas saj, do të jetë e vështirë, por ekstremizmi nuk do të zë vend në Kosovë.Ajo po ashtu u shpreh se qytetarët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në luftëra jashtë vendit. “Jemi vend i vogël për t’i bartur pasojat e ekstremizmit, çfarë do qoftë...”, tha Jahjaga.Ndryshe, presidentja e vendit gjatë fjalimit vjetor foli për edhe çështje tjera me rëndësi për vendin.