Përurohet qendra “Konrad Adenauer”, qëllim trajnimi i gazetarëve të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 22:55
Qendra shqiptaro gjermane për trajnimin e gazetarëve të rinj, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Konrad Adenauer” në Tiranë, u përurua sot me një ceremoni ku morrën pjesë akademikë, studiues të shumtë si edhe gazetarë.Qëllimi i projektit është veçanërisht trajnimi i gazetarëve të rinj, duke bërë që gazetarët e brezit të ri të njihen që herët me standartet ndërkombëtare të demokracisë së mediave dhe të specializohen më tej.Në 10 takime të realizuara gjithsej, 51 gazetarë që aktualisht janë në marrdhënie pune u trajnuan nga profesorë shqiptarë të njohur dhe ekspertë të huaj të medias. Qëndra shqiptaro gjermane për trajnimin e gazetarëve, synon të transmetojë dije dhe aftësi menaxheriale në fushen e informimit publik.