Meta përfundon vizitën në Paris, takim me Elisabeth Gigou dhe Danielle Auroi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 18:43
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Paris, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Elisabeth Gigou dhe me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Danielle Auroi në Asamblenë Kombëtare të Francës.Gjatë takimeve u nda bindja për marrëdhëniet e shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Francës dhe Shqipërisë dhe u shpreh vullneti i përbashkët për intensifikimin e shkëmbimeve ndër-parlamentare.Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Shqipëria po kalon momente pozitive pas zgjedhjeve demokratike të qershorit, duke evidentuar përmirësimin e klimës së bashkëpunimit politik mes palëve, konsensusin e klasës politike për axhendën evropiane të vendit dhe përfshirjen aktive të opozitës.Meta vuri në dukje se: "Progresi i dukshëm i Shqipërisë, është reflektuar edhe në Progres Raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili ka rekomanduar miratimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë".Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Elisabeth Gigou u shpreh se marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, duke theksuar njëkohësisht se vendet anëtare i marrin nën konsideratë rekomandimet e Komisionit Evropian. Në këtë drejtim, Gigou u shpreh se Franca i kushton vëmendje të veçantë përparimit të Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut, forcimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si pika kyçe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Kryetarja e Komisionit të çështjeve Evropiane, Danielle Auroi, u shpreh se Franca e vlerëson largimin e Shqipërisë nga konfliktet politike të së kaluarës dhe krijimin e një klime të re reformash dhe stabiliteti politik në Parlament. Auroi shprehu mbështetjen e Francës për Dialogun e Nivelit të Lartë mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Shqipërisë, duke nënvizuar se përmbushja e rekomandimeve të Komisionit, do të jetë përcaktuese për fazat e ardhshme të proçesit të integrimit evropian të Shqipërisë.Gjatë të dy takimeve, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë do të jetë një kontribut pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë drejtim, Shqipëria e çmon shumë përkrahjen e Francës dhe veçanërisht vëmendjen e Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Çështjeve Evropiane në Asamblenë Kombëtare, në mbështetje të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.
Meta, ftesë për vizitë dy ditore në Tiranë, Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, vjen për një vizitë dy ditore në Tiranë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.Kryetarin e Republikës së Maqedonisë, dhe delegacioni që e shoqëron, do të pritet ditën e enjte në orën 09.00 në Kryesinë e Kuvendit.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski do të takohet me krerët më të larta të vendit, Zëvendëskryeministrin, Niko Peleshi dhe Ministrin e Jashtëm , Ditmir Bushati.
Pas takimit dy homologët do të kenë një prononcim të përbashkët për mediat.
Më pas, Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Seancë Plenare.