Braktisja e foshnjave Vlorë, shtohen rastet e abandonimit të fëmijëve
“Shtëpia e fëmijëve” në qytetin e Vlorës po shënon rritje të numrit të vogëlushëve që strehoen pranë saj, të cilët gjenden të braktisur nga prindërit e tyre, kryesisht si pasojë e kushteve ekonomike tepër të ulta.Olta Ganaj, drejtoresha e këtij institucioni, bën me dije se gjatë këtij muaji janë shënuar dy raste të fëmijëve të braktisur, ndërsa një tjetër fëmijë është dorëzuar nga vetë prindërit, në pamundësi për tu kujdesur për të, duke mos i ofruar dot as ushqimin. Sipas Ganaj, numri i fëmijëve gjatë viteve të fundit ka ardhur gjithnjë e në rritje, ku një arsye tjetër është edhe braktisja e foshnjave nga nënat e reja, kryesisht nga zonat rurale.Pavarësisht se kujdesi dhe vëmendja e stafit ndaj këtyre fëmijëve është në nivele të kënaqshme, sërish drejtoria e këtij institucioni kërkon mbështetjen e bizneseve të paktën për gjatë festave të fundvititNë “Shtëpinë e fëmijëve” në Vlorë, aktualisht strehohen rreth 15 fëmijë, ndaj të cilëve nuk kanë munguar kërkesat për birësimin e tyre, të cilat shënohen jo vetëm nga Shqipëria por edhe jashtë kufijve të saj.