“Ekspozita e Taulantit”, zëri që përcillet përmes artit dhe veprës
Festat e fundvitit duket se kanë shtuar edhe aktivitetet në qendrën " Dora e ngrohtë " në Tepelenë, ku trajtohen persona me aftësi të kufizuara.Këto ditë në këtë qendër është hapur një ekspozitë me punimet e Taulantit, një nga të rinjtë që trajtohet pranë saj. Me dhjetra punime me pazëll, zënë vend në të dy krahët e korridorit qëndror të godinës. Në këto punime të cilat janë të përmasave të ndryshme, është trajtuar pejsazhi dhe natyra e qetë. Punimet janë të përmasave të ndryshme dhe në disa prej tyre, copëzat e Pazëllit shkojnë mbi 5 mijë pjesë. Kushdo që ka bërë një ndërtim me Pazëll e kupton shkallën e vështirësisë së këtyre punimeve, për më tepër kur ato formohen nga një fëmijë si Taulanti.I mbyllur në studion e tij, ndërkohë që shokët argëtohen me lojra të ndryshme, ai krijon dhe realizon punë të cilat janë ekspozuar edhe në Tiranë. Talenti i Taulantit vlerësohet nga nxënësit e shkollave të Tepelenës të cilët kanë vizituar këto ditë këtë qendër.Nxënësit vizitojnë veç ekspozitës edhe studion ku punon Taulanti i cili duket se vështirësinë më të madhe e ka në lëvizjen e tij. Taulanti vërtetë nuk flet por zërii tij dëgjohet dhe përcillet me anë të talentit që shpalos tek punimet e bukura të realizuara në formimin me Pazëll, punime këto të cilat lënë të habitur këdo që i sheh ato.