Afrimi i festave, në Zadrimë organizohet Panairi i gjelit të detit

Tavolina tradicionale e festave të fundvitit kalon nga Zadrima e Lezhës.Prodhuesit e gjelit të detit në Zadrimë kanë marrë pjesë në një panair që është zhvilluar në Fishtë të Lezhës, duke synuar jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, por ndërkohë afron sëbashku rritësit dhe konsumatorin.Fermerët i janë përmbajtur traditës dhe ka krijuar mundësi ekonomike, ndonëse nuk mungojnë edhe vështirësitë. Për doktorin e shkencave Pal Nika, fermerët kanë ruajtur tiparet e vecanta dhe cilësore të këtij shpendi, i cili sot mbarështohet përtej trevës së Zadrimës. Nika shpreh mendimin e tij se ky ushqim duhet të përdoret jo vetëm për festat e fund vitit, por të jetë i pranishëm si një produkt dietik dhe mjaft cilësor.Promovimi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës së Zadrimës, shihen si një mundësi që u krijohen blegtorëve dhe fermerëve për rritjen e prodhimit të tyre, dhe lehtësi për sigurimin e tregjeve.