Krujë, 49-vjeçari gjendet i vdekur në aksin Nikël-Kamëz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 10:04
Një tjetër trup i pajetë pas atij në Fier, është gjetur mëngjesin e sotëm. Viktima është identifikuar si shtetasi Enver Cangu,49-vjeç, banues në fshatin Verion Nikël të Krujës.Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 08:30 në aksin rrugor Nikël-Kamëz. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 49-vjeçarit.