Ishte dënuar në Itali me 21 vjet burg për vrasje, arrestohet në Peqin 33-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2013, 08:40
Arrestohet një person i shumëkërkuar nga drejtësia italiane. Daniel Sallufi, 33-vjeç është vënë në prangat e policisë në orët e para të mëngjesit në sajë të një operacioni të bluve të Elbasanit në bashkëpunim dhe me forcat RENEA.33-vjeçari Sallufi, ishte dënuar në Itali me 21 vjet burg për vrasje. Ai u ndalua në Peqin, ndërsa gjatë kontrollit nga policia iu sekuestrua dhe një armë zjarri, pistoletë.Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të tij ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për kryerjen e proѯedurave të mëtejshme gjyqësore për ekstradimin e tij në Itali.