Amaneti i klerikut italian, Dom Antonio Schiarra varroset në Zadrimë

U lidh përjetësisht me Zadrimën e Lezhës pasi la amanet, që trupi i tij të prehej në këtë tokë. Kjo histori i përket klerikut italian Dom Antonio Schiarra.20 vite duke afruar njerëzit me shtëpinë e zotit, por për banorët e këtyre zonave ai ishte mishërimi ndihmës për familjet në nevojë, frymëzimi i të rinjve për tolerancë paqe e dashuri dhe humanisti shembull i të gjithëve.Përjetësia në Zadrimë të Lezhës, ishte dëshira e fundit e Dom Antonio Schiarres, por kujtimi ndaj tij është detyrimi i mirësisë që ia shprehu në çdo pëllëmbë tokë që shkeli. Me këtë dëshirë e cila ka gjetur aprovimin e të gjithë banorëve, komuna e Dajçit në Lezhë ka akorduar titullin e lartë "Qytetar nderi" për klerikun Dom Antonio Schiarra.Ai u përjetsua me emërtimin e sheshit të rikonstruktuar plotësisht në fshatin Gjader, Sheshi Dom Antonio Schiarra.Për kreun e komunës Dajç në Lezhë, Gjergj Doçi, Dom Antonio i kaloi përmasat lokale për të qenë një personazh kombëtar, ndaj është sa e lehtë aq edhe e vështirë të flasësh për një figurë të tillë.Të gjithë këta banorë kanë prekur pak apo shumë vullnetarizmin, humanizmin dhe dashurinë e Dom Antonios. Ai la pas veprën e tij, e cila ka marrë falenderimin e çdo banori dhe krenarinë e çdo të riu.