PE seancë për Shqipërinë, Fyle: Ka bërë progres, t’i japim statusin
Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka kërkuar që Shqipërisë ti jepet statusi kandidat për në BE. Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Europian, ku po diskutohet progres-raporti për Shqipërinë, Fule ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres ndaj meriton të marrë statusin kandidat.“Shqipëria ka bërë progres ndaj mertiton të marë statusin kandidat. Zgjedhjet e qershorit ishin të rregullta dhe treguan që pati një transferim normal të pushteteve. Progresraporti për 2013 dëshmoi shumë progress” ka thënë Fule, ndërsa e ka cilësuar hap të rëndësishëm dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.Ndërkaq raportuesi për Shqipërinë në Parlamentit Europian Nikol Vuljaniç deklaroi se PE duhet ti japë mbështetje statusit për Shqipërinë.“Raporti është pozitiv për Shqipërinë. Rezoluta nxjerr në pah arritjet e Shqipërisë. E rëndësishme është dhënia e statusit kandidat. Shqipëria e meriton statusin kandidat.Jam i sigurt që do ti kalojë problemet me ndihmën e BE-së. Shqipëria është populli më i ri në Europë.”- deklaroi Vuljaniç.Ministri i Jashtëm lituanez, Leskevicius u shpreh se Qeveria shqiptare ka marrë masa kundër krimit dhe korrupsionit.Edhe eurodeputetja Doris Pack, u shpreh në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.