Arben Imami për padinë e MM: Gjithë akuzat janë politike

Ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, vazhdon ti qëndrojë mendimit se padia e ngritur ndaj tij nga Ministrja Kodheli është terësisht politike. Në një intervistë për DW, Imami shprehet se kjo çështje nuk ka lidhje me menaxhimin e ushtrisë dhe me sulmet e vijueshme për dy vjet rrjesht. Sipas ish-kreut të MM, kjo është një hakmarrje politike e lidhur me pozicionet politike të 2011 dhe sipas tij Partia Socialiste dhe zoti Rama nuk kanë pasur rrugë tjetër, por të hartojnë qoftë edhe do si do një akuzë ordinere.“Prej dy vjetësh ndaj ministrit dhe Minisrisë së Mbrojtjes ka pasur një sulm të vazhdueshëm nga Partia Socialiste lidhur me menaxhimin e kësaj Ministrie. Në vijimësi kam sqaruar opinionin publik dhe kam hedhur poshtë çdo akuzë, me shifra dhe me fakte, pra me gjithçka që është me vlerë për opinionin publik. Natyrisht që këta akuzatorë të djeshëm dhe të sotëm do të duhej që të vërtetonin ato teza themelore lidhur me trafiqe armësh, lidhur me keqpërdorimin e pronave, lidhur me shkarkimet e paligjshme të gjeneralëve deri edhe në përdorimin e karburanteve për fushatën e partisë demokratike, të cilat u provuan që janë krejtësisht, krejtësisht akuza fallse. Atëherë u ndërtua një akuzë për një prokurim lidhur me ministrinë e mbrojtjes. Nga pikpamja procedurale nuk pati gjë. Por kjo vijëmësi sulmesh, e cila u mbyll me një dështim, më çon tek mendimi që është një hakmarrje politike e lidhur me pozicionet politike të 2011 dhe me sa duket Partia Socialiste dhe zoti Rama nuk ka pasur rrugë tjetër, por të hartojë qoftë edhe do si do një akuzë ordinere. Edhe ne vetë me ekspertë kemi punuar, nuk kemi punuar me njerëz nga rruga. Kjo është një çështje që të gjitha faktet konkrete do të shqyrtohen dhe sigurisht që kjo do të bëhet nga organet kopetente. Por ajo që tërheq vemendjen unë është fakti që kjo çështje nuk ka lidhje me menaxhimin e ushtrisë dhe me sulmet e vijueshme për dy vjet rrjesht” deklaron Imami.Arben Imami ka hedhur poshtë akuzat e mazhorancës për abuzim me fondet publike. I bindur se Ministria e Mbrojtjes mbetet një nga institucionet më të mira të vendit, Imami shton se ky është një sulm për të denigruar personalitetin e një drejtuesi të Partisë Demokratike.“Kjo është e tëra politikë. Absolutisht të gjitha akuzat janë sulm politik, ka edhe një element personal, por është i parëndësishëm. Unë e kam deklaruar edhe këtë. Pra është një sulm për të denigruar personalitetin e një drejtuesi të Partisë Demokratike.Ato akuza për të cilat janë bërë kanë qenë akuza të mëdha dhe të rëndësishme dhe që lidhen me thelbin e ministrisë së mbrojtjes. Të gjitha ato akuza kanë rënë, një. Së dyti, Ministria e Mbrojtjes ka qenë dhe besoj do të mbetet një nga institucionet më të mira të këtij vendi dhe unë jam i bindur që nuk ka shkelje dhe nuk ka abuzime.Shpenzimet për reklamat nuk janë bërë gjatë kohës së fushatës. Shpenzime janë bërë vetëm për një ushtri të NATO-s, për mobilizimin, për ndihmën që ka dhënë ushtria në emergjenca. Kjo e tëra është e parashikuar në buxhetin e shtetit me ligj dhe sigurisht që është shpërdoruar mbi bazën e e ligjit”deklaron ish-Ministri.Tashmë pas padisë, zoti Imami, deklaron se do të ndjekë rrugën ligjore për ti shkuar deri në fund çështjes.