Rruga kryesore e Beratit mbulohet nga mbeturinat dhe papastërtitë
Problemet në qytetin e Beratit përsa i përket infrastrukturës duket se nuk kanë të mbaruar.Panorama që të ofrohet në rrugën hyrëse të tij, mund të krahasohet me një vend grumbullimi mbeturinash, që për fat të keq është edhe imazhi i parë me të cilën ndeshet një qytetar apo turist që dëshiron të vizitojë qytetin muze.I konsideruar si investimi më i ri, ose ndryshe rruga e re e qytetit, sot ky aks nga të dyja anët e tij është i tej mbushur me mbeturina, të cilat për nga sasia po ngjasojnë me kodra, të cilat ofrojnë vetëm ndotje dhe natyrisht erë tejet të keqe.Ky është ballafaqimi dhe pamja e parë e qytetit të një mbi një dritareve, Bashkia e të cilit si prioritet të zonës ndër të tjera ka edhe turizmin, që vështirë se mund të zhvillohet në të tilla kushte.Banorët akuzojnë në mënyrë direkte institucionin e Bashkisë, ku sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për vendosjen e koshave apo caktimin e një vendgrumbullimi të mirëfilltë, mungesa e të cilit i detyron që në mënyrë indirekte të jenë edhe ata shkaktarë të kësaj situate.Berati gëzon statusin qytet muze dhe prej disa vitesh është pjesë e organizatës botërore UNESCO, por për fat të keq trashëgimia kulturore, infrastuktura dhe përgjegjësia e institucioneve vendore lë për të dëshiruar.