Presidenca ndez dritat e festës, atmosfera e fundvitit në zyrat e Kreut të shtetit

Me rastin e afrimit të festave të fundvitit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani kontribuoi në atmosferën festive, duke ndezur dritat e pemës në oborrin e Presidencës.Pema kishte përmasa pak më të vogla se ajo e pemës në qendër të kryeqytetit dhe i dha Tiranës një shkëlqim akoma më të madh përgjatë këtyre ditëve.Fëmijë dhe të rritur ishin rreshtuar pranë saj dhe pritën me endje ndezjen e dritave që do të ndriçonin bredhin.